Tjetër skandal me turistët në Shqipëri, gruas nga Maqedonia i del përpara djali i ri në Vlorë dhe…

Një turiste nga Maqedonia, e cila kishte zgjedhur Vlorën për të pushuar këto ditë në Shqipëri, ka rënë pre e grabitjes.

 

Policia e Vlorës, bëri me dije se një 34 vjeçar, me inicialet I. B., banues në Vlorë, i ka vjedhur çantën me sende personale shtetases maqedonase.

 

Kjo ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” dhe turistja ka bërë kallëzim në Polici. Mësohet se autori u vu në pranga.

 

Ndërkaq, blutë e Vlorës bëjnë me dije se kanë referuar materialet në Prokurori, për t’u hetuar në gjendje të lirë, shtetasi E. F., 28 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit, në Dhërmi, ka goditur me grusht shtetasin L. M.

 

Sezoni turistik në Shqipëri ka nisur me ngjarje të rënda, që nga vrasja e katërfishtë në Velipojë e deri tek atentati ndaj një pronari lokali në Sarandë dhe skandalit në Livadh të Himarës ku pronarja e një hoteli pengoi klientët të largoheshin.

 

Sikur të mos mjaftonin vetëm këto, së fundmi në rrjete sociale qarkulloi edhe një video ku dy të rinj shqiptarë konfliktohen me një shtetas të huaj me ngjyrë.

 

Ndërsa më 1 Korrik, një turist slloven u bë protagonist në media, pasi makina e tij u përfshi në një aksident ku u përplasën 4 makina.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...