Shpërthimi i bombolave në Velipojë, i afërmi i familjes: Erdhën të pastronin hotelin, kryefamiljari në Itali

Nëna dhe tre fëmijët e saj ndodhen në gjendje shëndetësore, për shkak të djegieve që kanë marrë në trup, nga shpërthimi i bombolave të gazit që ndodheshin në magazinën e hotelit të tyre.

 

Një i afërm i familjes Gjoka thekson se gjendja e tyre është e rëndë dhe ngjarja ka ndodhur në momentin që është ndezur një bombol e vogël për të bërë kafe.

 

Ndër të tjera ai thekson se nëna dhe fëmijët e saj kanë shkuar një natë më parë në hotel për ta pastruar dhe bërë gati për sezonin turistik, ndërsa kryefamiljari ndodhet në Itali.

 

“Pata dalë për të marr bukë dhe kur erdha rrugës ndjeva shpërthimin, Unë e kam mik se është vëllai i gruas. Sapo ka nisur bombolën e gazit të voglën për të bërë kafen ka ndodhur dhe shpërthimi. Ngjarja është shumë e rëndë, nusja ka ardhur bashkë me fëmijët burrin e ka në Itali, dhe ajo bashkë më fëmijët ka ardhur me pastruar për me nis sezonin. Sapo kanë ndezur një bombol për kafe ka ndodh e gjithë kjo”, është shprehur ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...