Miku i familjes Gjoka në Velipojë: Uji i pishinës iu ka hequr një pjesë të lëkurës se trupit

Të tjera dëshmi të rënda vijnë nga Velipoja, aty ku shpërtheu bombola e gazit, duke plagosur katër anëtarët e familjes Gjoka, pronarë të një hoteli.

 

Miku i familjes Gjoka, 62-vjeçari Zef Zefi, ka treguar ngjarjen e rëndë. Ai është shprehur se kishte dalë në mëngjes për të blerë bukë, kur kishte dëgjuar shpërthimin.

 

“Dola për të blerë nje bukë dhe kur dëgjova shpërthimin. Vij këndej kur shoh tymin. Keto i kam miq se unë jam vëllai i gruas i pronarit te kësaj ndërtesës. Kur erdha ketu i gjeta te gjithë në pishinë. Janë zgjuar në mëngjes si çdo ditë për të bërë një kafe dhe sa ka ndezur bombolën e gazit, ka shpërthyer, dhe më duket se ka patur nje rrjedhje.

 

Gjendja është shumë e rënde dhe kanë djegie komplet. Ndoshta uji i pishinës i ka bërë mirë por dikush thotë se edhe jo sepse ia ka hequr një pjesë të lëkurës se trupit dhe them ishalla i ka ndihmuar uji.

 

Mbrëmë sa kanë ardhur tek hoteli. Miku ndodhet ne Itali dhe i ka thënë familjes shkoni e pastroni hotelin me idene per te filluar punën se këtu nis me vonesë sezoni turistik. Sa kanë ardhur kane pastruar mbrëmë dhe ne mëngjes ka ndodhur kjo ngjarje”, ka deklaruar miku i familjes Gjoka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...