Detaje nga aksidenti / 8 të plagosur mes tyre 5 të mitur

Detaje të reja nga aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër. Mësohet se 8 persona mbeten të plagosur, pas përplasjes së 4 automjeteve. Aksidenti ndodhi rreth orës 17 e 30 minuta të së shtunës pranë fshatit Mabë të Lezhës.

Të plagosurit mes të cilëve 5 të mitur të moshës 12 deri në 17-vjeç janë dërguar në spitalet e Shkodrës dhe të Lezhës, ndërsa njëri prej tyre mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve të marra.

 

Në këtë aksidenti u përfshinë dy foristrada dhe dy autovetura dhe pas përplasjes njëra nga makina përfundoi jashtë rruge. Shkaqet e këtij aksidenti të katërfishtë mbeten ende të paqarta, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për

zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi nga policia:

Në vijim të informacionit paraprak, ju bëj me dije së në aksident janë përfshirë automjeti tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen A. L., banuese në Tiranë, automjeti tip “BMË” me drejtuese shtetasen E. R., banuese në Tiranë, automjeti tip “Landrover” me drejtues shtetasin A. L., banues në Shkodër dhe automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A. V., të cilët janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

 

Kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Lezhës dhe Shkodrës një fëmijë i mitur 12 vjeç, K. Rr., 17 vjeç, R. I., 58 vjeçe dhe A. D., 26 vjeçe. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dhe 4 persona të tjerë, por pa probleme për jetën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...