Nuk ndodh që ta thotë shpesh, Elhaida Dani tregon dështimin e saj më të madh

Mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC ishte e ftuar këngëtarja e njohur Elhaida Dani në një rrëfim 360 gradë për karrierën e saj.

Ajo u ndal në momentet më të rëndësishme për të rikujtuar edhe njëherë ato emocione që padyshim kanë shënjuar në jetën e saj.

Njihet si vajza e fitoreve, e cila kudo shkel rrëmben gjithmonë çmimin e parë, por sonte Elhaida ka treguar se edhe ka humbur në fillimet e saj dhe sigurisht nuk e ka përjetuar aspak mirë.

Këngëtarja ka treguar se pjesëmarrja e saj tek kompeticioni muzikor “Ethet” e ka përballur me dështimin e saj të parë dhe aty ka menduar që muzika nuk është arma e saj më e fortë.

“Ishte një dështim total për mua si Elhaida, sepse ishte hera e parë që them që nuk jam vetëm vajza që i bie pianos, klasike në shkollë, por jam edhe ajo këngëtarja. U eliminova raundin e dytë.

Këtë gjë nuk e tregoj shpesh, por ja do ta tregoj sot. Ndodhi që kishte këngëtarë shumë të mirë. Atë vit konkurronin Xhensila Myrtezaj, Kejsi Tola, Dorina Garuci. Kishte disa emra vërtet shumë të mirë që këndonin me vite, goca skene.

Unë sapo kisha filluar, ngjitesha në skenë për herë të parë dhe këndoja e ndrojtur dhe u eliminova në radhën e dytë të raundeve. Thash “ok” e provova, nuk është gjëja ime, kurrë më në jetën time s’do kap një mikrofon në dorë. E kam bërë atë rrugën nga Tirana deri në Shkodër duke qarë dhe tani më mbushen sytë me lot, se babit i dhimbje zemra dhe nuk dinte çfarë të më thoshte. Babi dhe mami më qëndruan afër”, ka treguar Elhaida Dani.

Ama ajo nuk u ndal këtu dhe fill pas këtij dështimi, Elhaida merr pjesë tek “Star Academy”, e cila fiton çmimin e parë. Ajo është fituese e disa çmimeve si Star Akademi, Top Fest, The Voice of Italy dhe fituese e Festivalit të Këngës në RTSH 2014 që e bëri përfaqësuese të Shqipërisë në Eurosong 2015.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...