Shpallja non-grata e Berishës, vjen paralajmërimi për Edi Ramën?

Analisti Adri Nurellari ka shprehur bindjen e plotë se pas shpalljes non-grata të Sali Berishës fshihen edhe paralajmërime të tjera për politikanët shqiptare, kryesisht për Ilir Metën dhe Edi Ramën.

 

Sipas tij, futja e Berishës në listën e zezë është një disfatë për Ramën pasi u largua njeriu që po e mbante atë në pushtet, ndërkohë amerika nuk i ka kursyer paralajmërimet edhe për Kryeministrin që të ketë kujdes me nivelin e korrupsionit në qeveri gjatë mandatit të tretë.

 

“Vjen paketë dhe në qoftë se duam të na gjenden pranë në kohë të vështira, ne do të duhet të pranojmë edhe këto të tjerat. Në fund të fundit ja kemi nevojën dhe si arbitër. Duket një tentativë diplomatike shpallja non grada e Berishës, është një thyerje e cikleve që përsëriten, është një lloj ndërprerje. Një shkundje për të ndalur inercinë.

 

Së pari mendoj që lidhet me përpjekjen e rikthimit të Shqipërisë ku partia që humb krijon protesta, bllokon për të justifikuar humbjen. Po ashtu përshtypja ime është që të çlirojnë Shqipërinë nga pengu i tranzicionit. Rama i ka shfrytëzuar mirë Berishën dhe Metën për socialistët e pakënaqur.

 

Socialistët kanë patur shumë të pakënaqur dhe mendoj që Rama në mënyrë inteligjente i ka shfrytëzuar Berishën dhe Metën. Është goditje dhe ndaj Ramës duke i hequr nga loja dikë që e mban atë në pushtet, mund të jetë dhe paralajmërim për Ramën që mund të jesh dhe ti nesër.

 

Sali Berisha ka qënë 16 vjet dhe pse nuk është çuar asnjë dosje në prokurori sepse këto dokumente i përdorin për komprometime.

Njerëzit e pushtetshëm kanë një lloj imuniteti të nënkuptuar këtu, por mendoj që një qeveri serioze ka shumë instrumente për ta luftuar”, u shpreh Nurellari në MCN TV.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...