Fama e Dhurata Dorës ka shkuar edhe matanë Europës, ja kush e ndjek në Instagram këngëtaren shqiptare

Fama e Dhurata Dorës tashmë ka kaluar edhe kufijtë shqiptarë. Artistja ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare dhe falë kësaj ka arritur të bëhet e njohur në shumë vende të botës.

Për më tepër emri i Dhuratës nuk është i njohur vetëm brenda rrethit të muzikës. Në listën e shumë personave që ndjekin artisten shqiptare, është vënë re se përfshihet edhe një futbollist shumë i njohur.

Bëhet fjalë për Vinicius Jr., futbollist brazilian, i cili luan si sulmues i krahut në skuadrën e Real Madridit. Po ashtu edhe artistja shqiptare e ndjek Vinicius Jr. në Instagram, ndërkohë ne u bëmë kurioz të mësojmë se si janë njohur ata të dy me njëri-tjetrin.

Nuk e dimë nëse ata kanë arritur të njihen personalisht apo vetëm përmes rrjeteve sociale, por e sigurt është që Dhurata Dora tashmë është kudo e famshme.

Kujtojmë se para disa javësh këngëtarja publikoi këngën “Only You” në bashkëpunim me Maitre Gims. Kjo këngë rezultoi një hit i vërtetë në Shqipëri e Francë, por edhe në shumë vende të tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...