‘Fajdexhiu’ tregon se cili në qytet merren më shumë fajde: Mashtruesit profesionistë ndodhen në lokale luksoze!

Fajdet vazhdojnë të jenë fenomen aktual në Shqipëri, ndërkohë që janë rritur denoncimet për persona që marrin para borxh dhe nuk i kthejnë. Një person, identiteti i të cilit mbeti anonim, rrëfeu për “Shqipëria live” si funksionon ‘zanati’ i fajdeve.

 

“Në Shqipëri ndodh çdo gjë. Këtu vetëm burrat nuk lindin, çdo gjë tjetër bëhet. Fajdet funksionojnë më shumë me letër bakalli, se njerëzit kanë frikë të paraqiten te noteri. Kemi pasur gënjeshtarë plot dhe i kemi zgjidhur nëpërmjet prokurorisë”.

 

Sipas tij, në Durrës, ky fenomen është i përhapur më shumë se në çdo qytet tjetër.

 

“Ka Durrësi dhe më pas Tirana. Mashtruesit profesionist ndodhen në lokale luksoze, rrinë në zonën e Myslym Shyrit sidomos dhe aty gjejnë njerëzit”.

 

Në jo pak raste, fajdet janë bërë shkak i vrasjeve në vendin tonë. Fajdexhinjtë kanë parë eleminimit e personit, si alternativë e vetme, pasi ai nuk i ka kthyer paratë.

 

Marrë nga Top Channel

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...