“Sollën njerëz nga Tropoja për…”/ Lirohet djali i Erzen Breçanit që përplasi të renë dhe i këputi këmbën, Artan Hoxha zbulon arsyen

Është liruar nga qelia Jehon Breçani, 19-vjeçari që aksidentoi këmbësoren 23-vjeçare Xhesina Gega rreth tre javë më parë në Tiranë, duke i këputur këmbën.

 

Ditën e premte, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie, tha gazetarja Xhensila Kodra në “Log”.

 

Ndërsa Artan Hoxha shtoi se ky vendim është marrë për shkak se vetë 19-vjeçari ka pësuar dëmtime nga përplasja e fortë: “Ka pësuar dëmtime vetë gjatë aksidentit në mushkëri. Ka qenë e nevojshme ndërhyrja mjekësore.

 

Prandaj është ndryshuar masa e sigurisë sepse spitali i Burgut nuk i ka garantuar trajtim mjekësor. Familja Breçani ka sjellë njerëz nga fisi i vet nga Tropoja për të dhënë gjak për 23-vjeçaren e aksidentuar”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...