Anulohet koncerti i Ledrit, i ndalohet hyrja. Ka një arsye

Me përmirësimin e situatës pandemike shumë vende kanë nisur t’i kthehen normalitetit e më në fund edhe arti po rigjallërohet. Pas shumë muajsh këngëtarët kanë mundësi të mbajnë koncerte e të jenë pranë fansave.

Duke qenë se shumë vende kanë hapur tashmë kufijtë, shumë artistë po fluturojnë drejt shteteve të ndryshme. E së fundmi, Ledri Vula kishte planifikuar të mbante një koncert në Helsinki, Finlandë. Mirëpo, atij i është dashur ta anulojë atë. Kjo pasi reperit iu ndalua hyrja në shtetin finlandez.

Sipas “Prive.al” reperit nuk iu lejua hyrja në Finlandë sepse ai tentoi të hynte si shtetas kosovar nga Gjermania, teksa ajo ende nuk i ka hapur kufijtë me Kosovën.

Sakaq, për të udhëtuar drejt Finlandës duhet që të keni një certifikatë të vaksinimit kundër COVID-19 ose një dokument që tregon se personi është rikuperuar nga COVID-19.

Ndërkohë, pas publikimit të dy super këngëve, “Don mo” solo dhe “Marr” në bashkëpunim me Majk, Ledri ka bashkuar forcat me Butrintin dhe Kidën. Kënga e tyre publikohet më 3 korrik dhe mban titullin “Dale”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...