6 truke për ta karikuar baterinë e telefonit më shpejt

Telefonat inteligjentë e kanë bërë jetën tonë shumë më efikase, por me gjithë të mirat që sjellin smartphone, ka dhe një të keqe: duhet ta karikosh. “Bright Side” ka renditur disa mënyra për ta karikuar telefonin më shpejt.

Përdorni gjithmonë metodën e karikimit me kabllo.

Ndërsa karikimi me wireless mund të duket i mrekullueshëm, në të vërtetë nuk është një metodë efikase. Energjia zakonisht shkon direkt në telefon kur përdorni një kabllo, por me wireless, shumë nga ajo energji humbet në formën e nxehtësisë.

Aktivizoni opsionin e kursimit të energjisë.

Telefonat kanë cilësime të ndryshme për kursimin e energjisë. Sidoqoftë, thelbi i kësaj është kjo: mënyra e kursimit të energjisë do të ulë gjëra të tilla si ndriçimi i ekranit, funksioni i CPU-së dhe përdorimi i të dhënave, dhe, për këtë arsye, më shumë energji mund të shkojë drejt karikimit të telefonit tuaj në vend që ta përdorni atë.

Menaxhoni aplikacionet që shkarkoni.

Shkoni tek cilësimet e baterisë, ku mund të gjeni listën e aplikacioneve të shkarkuara në telefon dhe që përdorin më shumë bateri. Menaxhimi i aktivitetit të aplikacioneve do të bëjë që telefoni të karikohet më shpejt pasi azhurnimet e panevojshme nuk do ta konsumojnë baterinë.

Pastroni portin e karikimit.

Për shkak të papastërtive që mblidhen në vendin e karikimit me kalimin e kohës, telefoni mund të mos karikohet aq shpejt sa duhet. Pastrojeni me pak ajër të kompresuar.

Mos lejoni që telefoni të nxehet shumë.

Telefoni ka një sistem të integruar të kontrollit termik, i cili rregullon temperaturën e tij. Gjithashtu vepron si një mbrojtje për të parandaluar mbinxehjen. Për të mos e lejuar mbinxehjen, mbajeni telefonin larg rrezeve të diellit dhe fikeni gjatë karikimit.

Zëvendësojeni baterinë e vjetër me një të re.

Bateria e litiumit degradon me kalimin e kohës dhe në këtë mënyrë telefoni do të karikohet më ngadalë. Zëvendësojeni me një të re.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...