Revoltohet Arian Çani: Jeta në Shqipëri vlen 0/ Ja çfarë e ka mërzitur kaq shumë

Gazetari i njohur, Arian Çani, ka shpërthyer në akuza pas aksidentit tragjik në aksin Fier – Vlorë, ku 4 pjesëtarët e familjes Gushi humbën jetën, mes tyre edhe dy vajzat e mitura 9 dhe 14 vjeçe.

Ai tha në emisionin “Zonë e Lirë” se ngjarja ishte një krim tragjik, ndërsa sërish bëri thirrje që qytetarët të largohen nga Shqipëria nëse duan që të jetojnë. Sipas tij, rrugët në Shqipëri janë mbushur me qenë me dy këmbë.

“Ishte një gjë e tmerrshme, nga një Audi A8. Nuk di çfarë ka ndodhur në atë autostradë, por makina e tyre, një Toyota, më duket ishte bërë çarçaf. Ishte një tmerr i vërtetë. Besoj se e kuptoni pse unë kam gjithë këto vite që në fund të emisionit,

që mos t’u fus frikën në fillim, gjithmonë bëj thirrje, urgjent të gjithë ju që e kapni mesazhin tim largohuni nga ky vend sa më parë me qëllim që jeta juaj të vazhdojë. Këtë thirrje do të vazhdoj ta bëj. Kjo që ndodhi sot është një nga motivet se pse unë e bëj këtë thirrje.

Jo më kot them kujdes. Rrugët janë mbushur me qen, jo vetëm me katër këmbë, por edhe me dy këmbë. Kujdes! Të gjithë ju që keni makinat e vogla prej kartoni, të cilat nuk ju mbrojnë jetën, më mirë kalojini pushimet në Greqi, si familja e shkretë që erdhi nga Greqia për të kaluar pushimet ca ditë në jug se sa të vini këtu.

Pse është situatë e tmerrshme kjo? Sepse mund t’i ndodhte çdonjërit prej nesh. Kujtdo. Por ndryshe nga vendet e tjera që po të ndodhte një ngjarje e tillë kaq e rëndë me një Audi që ecën me 200 kilometra në orë në këto rrugë që nuk kanë barriera ndarëse dhe del makina në fushë,

pale se ç’gjen atje përveç bagëtive, mund të gjente dhe njerëz të tjerë dhe që përfundon në këtë farë feje, do të thotë që jeta në Shqipëri e ka vlerën zero.

Kjo është e vërteta, pa e zbukuruar. Çdo njeri prej nesh mund të ishte sot në vend të asaj familje që iku nga kjo jetë kot fare. Në një vend tjetër normal, do ishin ngritur qytetarët. Do kishin protestuar heshturazi me një qiri në dorë.

Ju do thoni “Arjan këtu nuk e bëjnë se vapë e madhe”. Jo, jo. Këtu nuk e bëjnë edhe po të ishte dimër. Do të thotë jeta në Shqipëri ka vlerën zero. Kjo nuk do të thotë që jeta nuk vazhdon. Vazhdon. Vazhdon edhe në Shqipëri ku jeta e ka vlerën zero. Derisa të bëhemi zero të gjithë.”, – tha Çani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...