Alma Bektashi i jep fund martesës 25-vjeçare, bashkëshorti në lidhje me një psikologe 20 vite më të re

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Alma Bektashi ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private. Ajo ka zgjedhur të flasë rrallëherë për familjen e saj.

 

Alma është komentuar shumë në mediat rozë, pasi bashkëshorti i saj, Sokol Stafa “theu” traditën dhe la Tiranën, vendlindjen e tij, për të jetuar në Prishtinë tek gjysma e tij.

 

Mirëpo, duket se çifti i kanë dhënë fund martesës së tyre 25-vjeçare. Burime për Panorama Plus bëjnë me dije se Sokoli e ka tradhëtuar këngëtaren. Ai ka krijuar një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re.

 

Nga një vëzhgim i bërë nga abcnews.al, vihet re se edhe në rrjetin social “Instagram” të Almës, nuk ka asnjë foto me bashkëshortin. Mesa duket, ajo ka zgjedhur të fshijë çdo kujtim që e lidh me të kaluarën.

 

Kujtojmë që dyshja janë prindër të dy fëmijëve, një vajze të quajtur Anisa dhe djalit më të vogël Orest

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...