Klea Huta e thotë për herë të parë “vjedhjen” që i bënë: Ajo më mori emisionin në mënyren më të pisët

Klea Huta ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin e Aulona Mustës, “Natën me Aulonën”, ku foli më shumë për jetën personale, familjen dhe karrierën.

Në pjesën e fundit të programit, moderatorja bukuroshe rrëfeu detaje që nuk i dinim për aspektin profesional. Teksa tregoi se ndjehet shumë mirënjohëse për çdo gjë që ka arritur dhe theksoi se është mirë, Klea pranoi se gjatë karrierës ka pasur edhe “brryla”.

Aulona e ka pyetur nëse ja kanë thënë në mënyrë direkte apo i kanë ardhur sinjale kur dikush ka tentuar. “Direkt. Ka qenë për një emision që pastaj e morën dhe nuk është se u mërzita fare me thënë të drejtën”, është përgjigjur prezantuesja dhe këngëtarja e dashur për publikun shqiptar.

Më pas Klea është shprehur se i bënë një lojë të pisët. “Ishte shumë e pisët. Nuk e di a e di që unë e di. Thjesht e di unë edhe familja ime. Nuk është se e kam thënë kurrë më parë, por prap unë nuk i mbaj mëri askujt”.

Mamaja e Krid shtoi se bëhet fjalë për një vajzë, pra është “ajo”, dhe sot e kësaj dite sillet mirë para Kleas sikur të mos kishte ndodhur asgjë!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...