Berisha do të rikthehet në krye të PD-së? Demokrati rebel nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe tregon çfarë po planifikon ish-kryeministri pas shpalljes “non-grata”

Demokrati Lisandër Hoxha u shpreh mbrëmjen e djeshme për emisionin ‘Quo Vadis’ se nuk e sheh më ish-kryeministrin Sali Berisha në krye të Partisë Demokratike.

 

Duke komentuar një deklaratë të disa ditëve më parë të Berishës, që la të hapur mundësitë për të rimarrë drejtimin e partisë, Hoxha tha se e ardhmja e PD-së janë të rinjtë, dhe jo ish-lideri.

 

“Është një lëvizje politike e zotit Berisha e diktuar nga kushtet e reja, pas vendimit të DASH, që e ka kthyer në një jetë më aktive politike. Mendoj se duhet të presim shtatorin. Sali Berisha është historia e suksesit të PD, është njeriu që na ka frymëzuar shumicën e anëtarëve për të qenë pjesë e PD. Por nuk mendoj se është e ardhmja e PD. E ardhmja e PD janë të rinjtë dhe të rejat.”, tha Hoxha.

 

Ai komentoi edhe vendimin e DASH për ta shpallur “non grata” ish-kryeministrin. Lisandër Hoxha tha se duhet të ketë transparencë për këtë vendim.

 

“Jam habitur që pas tetë vitesh jo aktiv, shpallet non grata Berisha. Ndërkohë që Gjukanoviç, nuk është shpallur non grata, Viktor Orban, nuk është shpallur non grata. Ka diçka që nuk shkon.

 

Berisha ka zgjedhur të përballet me të dhe unë gjykoj që ka bërë mirë. Shpallja non grata e tij zbeh atë kohën e lavdishme me të cilën ne krenoheshim. Çdo demokrat ndihet i lënduar dhe kërkon transparencë dhe shpreson që ky vendim të jetë i nxitur nga grupimet e majta që lobojnë sot në Departamentin Amerikan të Shtetit.”

 

Lidhur me pyetjen nëse ai duhet të përjashtohet nga strukturat e partisë pas vendimit të DASH, Hoxha u shpreh se në sistemet demokratike, këto vendime merren vetëm nëse ka prova.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...