SHKODËR, MUZIKANTËT: TË PAAFTËT PO DËMTOJNË MUZIKËN

Sot është 21 qershori, Dita Botërore e Muzikës. Në oborrin e teatrit “Migjeni” në Shkodër.

Muzikanti i njohur Markelian Kapedani në mesin e një grupi të ngushtë muzikantësh pasi shumë prej të ftuarve nuk morën pjesë, tregoi disa prej problemeve me të cilat përballet muzika shqiptare sot.

Sipas kompozitorit Kapedani përdorimit i teknologjisë nga persona të paaftë që kërkojnë të bëjnë muzikantin po sjellë një dëm të madh.

Ajo që mungon sipas kompozitorit Kapedani është edhe njohja e zhanreve të muzikës ose edukimi muzikor i brezave.

Mario Deda, një prej muzikantëve më të mirë shqiptar shprehet se artistët e vërtetë të muzikës po dalin jashtë loje për shkak të muzikës së konsumit nga persona të papërgjegjshëm që nuk kanë asnjë lidhje me artin.

Drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka u shpreh se muzika nuk po funksionon siç duhet.

Në takimin për ditën botërore të muzikës morën pjesë emra si Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari, Gjon Shllaku ndërsa munguan shumë muzikantë të tjerë dhe artëdashës të Shkodrës të cilët pavarësisht njoftimit prej kohësh zgjodhën të mos marrin pjesë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...