“Herën e parë dhashë dorëheqjen për Shkëlzenin”, Murrizi nxjerr sherrin e fortë të Ilir Metës dhe Sali Berishës: Kjo VIDEO është një…

Deputeti Myslim Murrisi ka risjellë përplasjen e fortë mes Ilir Metës dhe Sali Berishës në Parlament.

Ilir Meta, shënjestra kryesore e opozitës së Sali Berishës në Kuvend, i është përgjigjur flakë për flakë Sali Berishës. Kanë mjaftuar artikulimi i disa të dhënave të reja për Shkëlzen Berishën nga Ilir Meta, që Sali Berisha të humbiste fillin dhe qetësinë në Kuvend.

Kërkesës së vazhdueshme të Sali Berishës për të dhënë dorëheqjen, Ilir Meta iu përgjigj se nuk mund të jepte dorëheqjen dy herë për zullumet e Shkëlzen Berishës.

Sipas Murrizit, ky moment është një përgjigje për çdo fundërrinë që është indinjuar nga vota e tij pro shkarkimit tër presidentit.

“Kjo VD eshte nje kujtese dhe nje pergjigje per çdo funderrine qe shfaqet si mender demokrat neper studio tv dhe nje realitet i betejes parlamantare 2013-2017 te opozites ,me mazhorancen e aleances se qelbesirave te gjirit te lalzit.

Eshte nje peshtyme ne fytyren e çdo vemje te sotem ,pa moral, pa dinjitet, pa karakter ,qe ben sikur eshte indinjuar nga vota ime PRO shkarkimit te Metes ,qe nuk dha doreheqien kur ja kerkonte Berisha”, shkruan Murrizi teksa publikon dhe videon në rrjetet sociale.

Video:

https://fb.watch/6f2vd2U3Wt/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...