Teatri “Migjeni” aty ku e verteta me tregimin “Përputhen”

Nga Stefan Çapaliku

29 dhjetor 1954, E.Hoxha kryen vizitën e parë në Shkodër, që mbas marrjes së pushtetit. Protokolli i shtetit i propozon të shohë “Koprracin” e Molierit, vënë në skenë nga Lec Shllaku dhe në interpretimin e Zef Jubanit. Kishte vetëm pese vjet që qe krijuar kompania teatrore shtetnore “Migjeni”, por shfaqjet jepeshin te teatri i jezuitëve.

Atë natë E. Hoxha mbas shfaqjes do t’i fliste spektatorëve të “emëruar” për vështirsitë e mëdha ekonomike që po kalonte vendi, për sistemin e triskëtimit të bukës e kësisoj.

Mision i vështirë ky në një qytet si Shkodra, që sapo kishte provuar një terror të pashembull pushkatimesh, burgosjesh dhe konfiskimesh.

Mbasi mbron shfaqja dhe mbasiqë artistët marrin komplimentet më entuziaste prej komandantit, ulet sipari dhe në avanskenë vendoset një tryezë, prej nga nisë “biseda”. Në fund moderatori i drejtohet sallës nëse dikush kishte ndonjë pyetje. Por kujt t’ia mbante të bënte pyetje.

Pason heshtja, të cilën e thyen vetëm një dorë eshtake majë një krahu të gjatë që valvitej andej nga rreshti i fundit. Ishte Prenk Jakova, druhem se njeriu publik më kontravers që kishte asokohe qyteti.

-Urdhëroni shoku Prenk!
-Shoku Enver. Ne këtu në Shkodër nuk kena gjithaq nevojë për ushqime sesa kena nevojë për një…

Prenkës i mbahet goja. Suspansa e krijuar gati sa nuk pelcet. Sytë hapen. Çudia bëhet sa s’rritet më.

-…për një teatër…
Pason një heshtje e thellë. Kjo batutë kapërcente të gjitha parashikimet dhe horizontet e pritjes. E.Hoxha gëlltitet, po, po, atij i thahet pështyma. Nuk ka fjalë. Gjendet bosh. Prenk Jakova e ndjen këtë. Është vetëm një sekuencë, sa një shprepje aparati fotografik.

– Shoku Enver! Ne kemi vevojë prej jush vetëm për një projekt dhe për landën e parë, se punën e bajmë na vetë…

Dhe kështu pakashumë ndodhi. Nga nëntori i vitit 1952 e deri në maj 1958 zgjati ndërtimi i teatrit “Migjeni” edhe me punë vullnetare. Punuan atje të gjithë artistët e mëdhenj. Martini i madh dhe Martini i vogël, dy muratorë nga Dukagjini i prijshin muraturave.

Zeneli karpentier dhe plot qytetar të tjerë shkonin dhe jepnin nga një dorë mbasditeve apo kurdo që kishin kohën e lirë…

Kështu ma kanë thënë këtë histori dhe kështu po ju a tregoj me shpresën se realiteti me tregimin do të PËRPUTHEN

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...