“Basha ka humbur, Rama ka fituar”, deklarata eKadillit: Demokratët që e votuan të mbajnë përgjegjësinë për rezultatin që do vijë

Fatbardh Kadilli, një nga kandidatët për kreun e Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 13 qershorit, ka komentuar zgjedhjet e 25 prillit.

 

Kadilli tha se është e vërtetë që Rama ka blerë vota, por që sipas tij, me Bashën ne krye të Opozitës, ai do t’i fitonte gjithsesi zgjedhjet.

 

“Demokratët që votuan Bashën janë përgjegjës për rezultatin që do të vi më pas. Janë dy çështje. Rezultati është një çështje. Basha ka humbur, nuk ja ka vjedhur fitoren Rama. Ka pasur blerje vote. Po, ka pasur. Edi Rama i fiton zgjedhjet edhe pa blerje. Basha ka humbur, Rama ka fituar.

 

Ka blerë vota sa të duash, por ka fituar. Rama ka bërë çdo lloj gjëje për të fituar, por gabimet e Bashës ka qenë më të mëdha, E la territorin bosh. Populli opozitar nuk është për të protestuar për Astirin,”- tha Kadilli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...