Kush është drejtori i ri i IKMT- së Shkodër, me 25 prill ishte më i votuari në listën e PSD- së pas Tom Doshit…

Serdar Hoxha është kryetari i ri i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër. Hoxha zuri vendin e Ilir Niklekaj, i cili dha dorëheqjen nga ky post. Sipas CV- së së depozituar vetë në KQZ, Hoxha ka arsimin e lartë si jurist ndërsa nuk specifikohet ndonjë pozicion pune që ai ka mbajtur, edhe për shkak të moshës mjaft të re, i vitlindjes 1996.

Serdar Hoxha, ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prill 2021, i pesti në listë, nën siglën e PSD- së së drejtuar nga Tom Doshi, i cili siç dihet dha dorëheqjen nga mandati aktual por edhe ai që fitoi me 25 prill 2021.

Pas Tom Doshit, kandidati Hoxha u rendit i dyti në listën e votave preferenciale duke marrë 1279 vota në rang Qarku.

25 vjeçari Serdar Hoxha nga Berdica është vendosur në krye të një institucioni të rëndësishëm, në një kohë kur aksioni kundër ndërtimeve pa leje është në kulmin e tij.

Prej më shumë se një jave, ka nisur prishja e ndërtimeve pa leje në bregdet, por jo vetëm. Mesa duket. të paktën në nivelin e drejtorive rajonale, PS dhe PSD do të bashkëqeverisin. /ShkodraWeb/

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...