HYRJELAJMEARGËTIM“Futa Shqipërinë në OKB”, sqarohet Jenishehri: Do na jepnin 140 mln €,...

“Futa Shqipërinë në OKB”, sqarohet Jenishehri: Do na jepnin 140 mln €, unë do fitoja zgjedhjet

Ditën e sotme, kryetari i Partisë së Pensionistëve, Selami Jenisheri ishte i ftuar në “Abc e Mëngjesit” ku komentoi edhe deklaratë e bujshme nga foltorja e Kuvendit, ku tha se ka bërë të mundur që Shqipëria të jetë pjesë e OKB-së.

 

Jenishehri ka treguar se bëhet fjalë për një organizatë që sipas tij është OIDE e lidhur me OKB. Ai shpjegoi se kjo organizatë e kishte vendosur si përfaqësuesin e OKB në Shqipëri.

 

Më tej deputeti ka deklaruar se kjo organizatë do të jepte 140 milion euro madje edhe më shumë për Shqipërinë, por sipas tij qeveria dhe përfaqësuesit e PS nuk donin që kjo të bëhej pasi Jenishehri mund të fitonte zgjedhjet.

 

“E kam futur Shqipërinë në Organizatën e Kombe të Bashkuara. U interesova nëpërmjet djalit. Me pak njohje se e njihte. Ai fondacion i ka dhënë Rumanisë 140 milion eurove. Edh ene aq. Edhe mua më vendosën përfaqësues i OKB për Shqipërinë. Çfarë bëjnë këta. Ata më thonë se do vijmë në Shqipëri për të bërë rrugë, shkolla. Fondi ynë është qindra miliard euro. Shuma që kanë ata është e jashtëzakonshme.

 

E takova Taulantin. Se duhej. Ata donin qeverinë. Edhe i tregova letrën. Taulanti nuk e besoi. Unë i çova ata tek Spitali Nënë Tereza dhe 4erdhi ambulanca dhe u habitën ata. E çova tek pensionistët dhe pa që morën 40 dollar. Dhe u habitën ata. I thash se Erion Veliaj ca bën në Tiranë.”

 

“Ne do u japim një kartë elektronike dhe do marrin gjysmën e ushqimit të muajit falas. E bëjnë ata. Se sjellin supermarketet dhe i marrin ata. Si abone. Ata vendosin me e bërë këtë punë po nuk e vendosi me firmos Taulant Balla. Panë fëmijët pa shkollë, njerëzit në spitale. Ne jemi anëtar e shoqatës. E ka emrin OIDE. Ka firmos presidenti. Na thanë fillimisht të bëjnë Spitale, Shkollën. Na thanë ne i sjellim lekët brenda javës. “

 

“I them Taulantit a të vijnë këta? Po më tha Taulanti. Por i lanë një javë këtu. Erdhën të hënën dhe të enjten. Shpenzimet i paguanin vetë ata. Ata i priti ministrja e Financave, por sipas saj tha se duhej të firmoste ministri i Jashtëm. Meqë është puna kështu i tregoi se si do të bëhet Shqipëria e pasur.

 

Ai na shpjegoi. 150 milion euro, a do bëhen shkolla e rrugë. 20% TVSH. 30 mln euro do i marri shteti. Po 3-4 mijë vetë a do punësohen? Po në fund nuk pranuan të bëhen. Se do merrej vesh se do e bënte Selami Jenisheri dhe do fitonte zgjedhjet. Presidenti i OIDE, dhe thanë se do i marrim dokumentet.”tha Jenishehri.

 

TE TJERA

spot_img