Gripi i shpendëve po “kërcënon” Shqipërinë, dhe ja çfarë paralajmërojnë veterinerët

Në një kohë kur virusi i gripit të shpendëve është prezent edhe në Shqipëri, profesori veterinar, Kristaq Berxholi, ka shpjeguar në ABC edhe mënyrën si duhet të veprohet kur hasim në shpendë të ngordhur.

Sipas Berxholit, në qoftë se fermerët hasin në një shpend të ngordhur duhet të njoftojnë menjëherë shërbimin veterinar. Eksperti thotë se në një rreze prej 5 kilometrash duhet të asgjësohen të gjitha shpendët në rast infektimesh në mënyrë që të mos përhapet më shumë.

“Pothuajse se nuk ka shtet në Europë që të mos e ketë këtë grip. Shqipëria njoftoj se kishte tre vatra të këtij infeksioni dhe është një virus i ri. Një kombinim i ri dhe është i zakonshëm. Dua ta them që në fillim ka dy momentet për tu diskutuar. Infektimi i njeriut dhe infektimi i kafshëve. Me rëndësi është se dëmi më i madh bëhet tek shpendët se 75% të krerëve ku bie ky virus, ngordhin.

“Shërbimi veterinar duhet të eliminojë të gjithë krerët në 5 kilometra. Për të mbrojtur zonat e tjera. Se do të shpërndahet dhe në vend që të shpëtohen, dëmtohen. Këto lloj virusesh rriten tek disa shpendë dhe nuk ndikojnë por e përhapin.

Puna e parë e fshatarëve kur gjejnë shpend të ngordhur të mos e prek se duhet eliminuar e gjithë tufa. Duhet të vijë shërbimi veterinar. Përgjegjësin e mban veterineri. Ato nuk njoftohen, se po të njoftohen duhet të shkojnë. Të mos bëjnë asnjë manipulim. Se infeksioni është në vend dhe për cdo shpend të ngordhur ka këtë infeksion,”- tha Kristaq Berxholi.

Shenja kryesore e këtij virusi tek shpendët është enjtja e kokës, nuk hanë ushqim, kanë rrjedhje hundësh dhe nuk kanë interes për mjedisin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...