E turpshme, mjekja e QSUT sorollat të moshuarin dhe në fund e dërgon tek privati për ekzaminimin

Mungesa e aparaturave specifike në QSUT për ekzaminimin e pacientëve që kanë nevojë për ndërhyrje në sy bën që mjekët të drejtojnë pacientët në spitalet private. SYRI TV sjell rastin e 82-vj eçarit që mjekja e spitalit Francez e ka dërguar për ekzaminime në spitalin privat, 1 ditë para operacionit, ndërsa fatura ishte e lartë për një pensionist.

 

Për të kryer një ndërhyrje në sy pa cientët duhet t’iu nënshtrohen një sërë ekzaminimesh të detajuara të cilat nuk mund të realizohen në spitalet shtetërore. Pacientët detyrohen të kryejnë ekzaminimet në shtet dhe më pas t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale në shtet.

 

Ky paradoks ndodh vetëm në vendin tone. Një rast konkret është ky i moshuar i cila ka ardhur nga Erseka për tu vizituar pasi ka pro blem me shikimin. Për SYRI TV 82-vjeçari shprehet se para 1 muaji kur është përcaktuar data e ndërhyrjes mjekja i ka thënë t’i nënshtrohet skanerit, grafisë dhe të tjera ekzaminime specifike në institucione shëndetësor private pasi në QSUT nuk ka aparatura përkatëse.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...