Rikthehet në “Big Brother” personazhi aq i dashur, Neda? E motra…

Motrat Neda dhe Simona karafili këtë pasdite ishin të ftuara në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi.

Gjatë takimit me to, u njohëm më shumë me familjet dhe rrugëtimet e tyre artistike e profesionale. Aktiviste dhe soprano, bashkëshorte dhe nëna, ato ende ruajnë një marrëdhënie shumë të fortë me njëra tjetrën.

Kjo u vu re edhe gjatë rubrikës “Cila nga ju të dyja” sa ishte e vështirë të pohonin ndonjë “defekt” nga jeta e tyre e përditshme apo diçka që të tregonte se nuk e njihnin shumë mirë njëra-tjetrën. Teksa po flisnim për çfarë kanë dhe duan, Neda na zbuloi se nuk përjashtojnë në familjen e tyre dhe një fëmijë tjetër, ndërkohë që Simona nënvizoi se nuk ka qenë ndonjëherë e dyzuar mes karrierës operistike që ka dhe karrieres ne muzikën e lehtë.

A e ka bezdisur ndonjëherë Simonën etiketimi si “motra e Nedës”?

“Në mesin e shumë krenarive, njëra nga ato është të jem motra e Nedës”.

Duke qenë se Neda dhe Ogreni janë çifti që janë njohur në një format televiziv, Ermali i pyet motrat nëse do mund të marrin pjesë në Big Brother Vip.

“Jo, unë nuk do t’a bëja personalisht, por padyshim që Big Brother është një nga eskperiencat më të vështira, më të bukura dhe më të interesante që kam bërë në jetën time. Dhe sigurisht që e këshilloj dhe në fakt unë nuk do e bëja për arsye objektive në sensin për jetën që kam, dy fëmijë të vegjël, nënë… Big Brother i shkon për shtat mrekullueshëm ajo shprehja “po të bëhesha edhe njëherë nuse dija unë si nusëroja”.

Po Simona a e sheh si mundësi?

“Në as edhe një mënyrë. Më rëntë pika nëse do e bëja”, tha ajo duke qeshur.

Ogreni apo Neda vazhdon të jenë më i famshëm? Cili nga te dy? Simona tha se Neda ka më shumë popullaritet, ndërsa vetë ajo pohoi se të dy (Neda dhe Ogreni) janë munduar që të kenë një profil të ulët sa i takon marrëdhënies me median.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...