Liri Berisha adhurohet në Shqipëri si Nënë Tereza! Ish-ambasadori shqiptar befason me deklaratën

Ish-ambasadori i Shqipërisë, Mal Berisha në një lidhje me Skype nga SHBA komentoi reagimin e kongresmenit, Eliot Engel në lidhje me futjen në listën e zezë të Sali Berishës dhe familjes së tij.

 

Ai u shpreh se megjthëse Berisha është fajtor, ka një grua që adhurohet sikur të ishte Nënë Tereza për shkak të punës që ajo bën.

 

“Kongresmeni ishte jashtëzakonisht i habitur. Donte të mësonte sa më shumë. Përtej asaj që ishte bërë publike në media, nuk kisha më shumë për t’i thënë. I thashë diçka që duhet ta ndaj me publikun. I thashë, shiko supozojmë se Berisha është fajtor, dhe SHBA ka baza.

 

Por ai ka në krah një grua që në Shqipëri, në të gjallët e saj, adhurohet si Nënë Tereza. Është një grua që në qindra e mijëra familje, u ka lehtësuar dhimbjet e tmerrshme që u shkakton sindromi i tmerrshëm Doën i fëmijëve. Ajo ka 15 vjet që e bën këtë gjë. Si mund të ndahet faji i kësaj gruaje, doktoreshës së Brrakës, e cila çdo ditë viziton dhe u fal diçka atyre fëmijëve,”- tha Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...