Gjyqtarja e Shkodrës Luveda Dardha del sot në vetting, si ka ndryshuar pasuria e magjistrates në vite

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkodrës, Luveda Dardha do të përballet të mërkurën më 9 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Olsi Komici.

 

Luveda Dardha përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe u caktua për një periudhë stazhi në Gjykatën e Tiranës. Prej vitit 2014, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

 

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

 

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2012, gjyqtarja Luveda Dardha nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare kap vlerën e 11.2 milionë lekëve.

 

Pjesa kryesore e pasurisë përbëhet nga një apartament banimi me vlerë 10.8 milionë lekë, ndërkohë që subjekti zotëron familjarisht edhe një automjet me vlerë 274 mijë lekë, kursime në cash prej 150 mijë lekësh dhe likujditete bankare prej 15 mijë lekësh.

 

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 5.8 milionë lekë, nga të cilat rreth 65% burojnë nga paga si gjyqtare e Znj. Dardha dhe 35% nga paga e bashkëshortit.

 

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

 

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një hua prej 28 mijë eurosh me qëllim plotësimin e shumës për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Apartamenti është blerë në vitin 2016 me një vlerë totale prej 80 mijë eurosh, ndërsa pjesa tjetër është financuar përmes një kredie bankare prej 50 mijë eurosh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...