“Ai ka dalë nga pozicioni i tij”, Fevziu parashikon lëvizjen që do të bëjë Ilir Meta pas shkarkimit nga posti i Presidentit

Gazetari Blendi Fevziu komentoi mbrëmjen e djeshme nisën e maxhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

I ftuar në emisionit ‘Të paekspozuarit’, Fevziu deklaroi se Ilir Meta ka dalë nga pozicioni i tij në fushatë, por nuk ka bërë shkelje të madhe për shkarkim.

“Shkarkimi i Ilir Metës është nismë e Edi Ramës. Di që Meta ka dalë nga pozicioni i tij në fushatë, këtë e dimë, por nuk ka bërë shkelje të madhe për shkarkim. E shoh të vështirë që gjykata kushtetuese të shkarkojë presidentin për deklaratat politike të bëra në fushatë.

Ai mund të shkarkohet kur është i çmendur, kur bën tradhti ndaj atdheut dhe kur bën kim në flagrancë, shkelje të kushtetutës kjo duhet verifikuar. Venecia i quajti shkelje deklaratat e Metës, por jo në atë masë për ta shkarkuar.”, tha Fevziu.

Ndërsa një mundësi kthimi të Metës në krye të LSI, Fevziu e komentoi se, “Presidenca përdoret për mbyllje të karrierës në politikë, kurse këtu te ne e shohin si rritje në politikë.

Në këtë aspekt në mendimin tim nëse Meta do kishte ambicie politike, duhet të dorëzonte mandatin e presidentit të merrte drejtimin e LSI e cila me siguri nuk do të ishte në këtë gjendje. Meta i bie të kthehet në krye të LSI një vit para zgjedhjeve lokale. Por lind pyetja me kë do bëj aleancë tek këto zgjedhje. Problemi është që Meta duhet të përcaktojë me kë do shkojë në aleancë.

Rama-Meta është i pamundur për mua, Basha-Meta nuk funksionon fare. Nëse PD bëhet patericë e PS për t’i dhënë Ramës pak qetësi, brenda një dekade vendi do ketë një opozitë të re që do përmbysë këtë qeveri, kjo për mua është një katastrofë për vendin”, tha Fevziu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...