Detaje të trishta! Motra sapo ishte kthyer nga Gjermania, vellai i merr jetën në Shkodër dhe e mban 3 ditë në shtëpi

58-vjeçarja Diana Vukaj ka humbur jetën nga vëllai i saj Fabian Vukaj, 55 vjeç, pak ditë pasi e ndjera ishte kthyer nga Gjermania, shtet në të cilin ajo ka shkuar në emigracion.

 

Ky informacion është bërë i ditur nga Shefi i Komisariatit të Policisë së Shkodrës, Paulin Çupi, i cili në një deklaratë për mediat ka komunikuar se Diana Vukaj kishte 3-4 ditë që ishte kthyer nga Gjermania pranë familjes së saj.

 

Megjithatë, ajo ka pasur mundësi të kalojë shumë pak kohë në vendlindje me familjarët e saj, pasi ajo i kishte humbur kontaktet me ta para dy ditësh, sipas shefit të Komisariatit të Shkodrës.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...