Voltana Ademi tha se s’ka ndërtime pa leje, kreu i IKMT: Në Velipojë do shemben 15 të tilla

Nis ditën e nesërme operacioni i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin shqiptar.

Ky operacion i paralajmëruar një javë më parë nga kryeministri Edi Rama do të prekë të gjithë vijën bregdetare nga Velipoja deri në

Ksamil, ku janë identifikuar tashmë ndërtimet pa leje nga 1 deri në 5 kate.

Por ndërkohë që kryebashkiakja e Shkodrës deklaroi për media se në plazhin e Velipojës s’ka ndërtime pa leje, kreu i ri i IKMT-së Ajet Zyberaj thotë se janë identifikuar 15 të tilla.

Ndërsa në Ksamil janë rreth 30 objekte të planifikuara për t’u shembur.

“Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji. Nuk do të tolerojmë asnjë që toleron shkelësit e ligjit”, deklaroi Zyberi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...