Një të dytë si ai nuk ka… Mjeshtri i madh, “Artisti i Merituar” Paulin Preka!

Paulin Preka (1935). Aktor. Lindi ne 2 shkurt ne Shkoder. Kreu shkollen e mesme ne qytetin e lindjes, spikati ne Levizjen Amatore dhe u terhoq si aktor profesionist ne Estraden e Shkodres duke krijuar aty nje profil artistik origjinal gjate me shume se 40 vjet karriere.

 

Ka luajtur role te karaktereve te ndryshme ne llojet e shkurtra te humorit, si komedi me nje dhe disa akte, skece, dialoge, monologe, parodi, kuplete etj. Aktrimi i tij spikati posacerisht ne misherimin e personazheve pozitive, ku ai ishte i hijshem, i natyrshem dhe fin ne skene.

 

Kishte nje paksa te ngjyrur, por te mevetesishem. Krijoi nje galeri figurash, kryesisht njerez te mencur, ironik, thumbues, qe dine te tallen dhe te shpotisin plot lezet te tjeret, me nje “seriozitet” te madh ne dukje, c’ka krijon pikerisht kontrapunktin komik.

 

Ne aktrimin e P. Prekes bie ne sy pozita aktive e personazhit si dhe nje sjellje sa me prane te vertetes jetesore, duke shfrytezuar me zgjuarsi situaten komike te krijuar. Kjo metode e conte ate shpesh drejt stilit te interpretimit ne nje komedi se sa ne zhanret e estrades a llojin e farses.

 

Se toku me aktoret e mirenjohur te kesaj estrade si Tano Banushi, Hasan Smaja, Zyliha Miloti dhe Zef Deda, ai ka luajtur shume pjese e komedi te shkruara per estrade (Daja i burrit, Dhendri nga Amerika, Fotografisti, Toka jone, Kunati i shokut Xhemal, Trualli i zene etj). Mban titullin “Artis i merituar”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...