Krye gjyqtarja e Elbasanit ia vë “fajin” fëmijëve për publikimin e videove në Tik-Tok

Videot në Tik Tok të Drejtueses së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani tronditën opinionin publik, ku ajo shfaqej duke sfiluar në zyrën e saj.

Kapedani mohon kategorikisht të ketë llogari në rrjete sociale, jo vetëm në “Facebook”, por edhe “Instagram” dhe “TikTok”. Sipas TCH gjyqtarja ka deklaruar se: “Videot janë personale të miat”.

“Ato mund t’i kenë hedhur fëmijët e mi, vajza dhe djali, njëri pesë dhe tjetri 7 vjeç”, këmbëngul gjyqtarja dhe ky version do të shqyrtohet në fillim të javës, bazuar në kërkesen për pezullimin e saj nga detyra.

Kapedani është gjyqtare prej vitesh dhe së fundmi është zgjedhur nga anëtarët e Gjykatës së Elbasanit edhe zëvendës kryetare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...