Këtë të shtunë bashkia Shkodër ka hapur sezonin veror në plazhin e Velipojës. Pas një viti të vështirë pandemik, vëmendja në ditën e parë të sezonit iu kushtua fëmijëve përmes promovimit të sporteve ujore. Votlana Ademi, kryetare e bashkisë Shkodër, uron që ky sezon të jetë I mbarë ndërsa tregon se fushata e promovimit të siteve turistike do të vijojë gjatë gjithë verës.
Entoni Jubani, kryetar I shoqatës “Mandarine Project” bën të ditur se bashkëveprimi me bashkinë Shkodër në hapjen e sezonit veror për vitin 2021 do të sjellë një sërë aktivitetesh të reja për turistët në këtë zonë.
Ilir Ciko, përfaqësues i Albania Water Sports I cili prej shumë vitesh është I pozicionuar në Velipojë në promovimin e sporteve të ujit ndihet I kënaqur nga pjesëmarrja e fëmijëve që në ditën e parë.
Edhe pse në një atmosferë më të vakët, hapja zyrtare e sezonit veror në Velipojë tërhoqi një numër të madh të pushuesve nga qyteti i Shkodrës por edhe qytete të tjera. Gjatë ditëve në vijim pritet edhe përcaktimi final i stacioneve të plazhit