Deputetja merr në mbrojtje Bashën, gazetari i njohur ia plas troç: S’jam mrekulluar nga ndonjë fjalë e tij të them të drejtën!

Deputetja e zgjedhur Grida Duma ‘i ka dalë për zot’ kryedemokratit Lulzim Basha.

E ftuar në “Top Talk”, Duma u pyet nga gazetari Denis Dyrnjaja nëse i kishte ngelur në mendje ndonjë fjalë e Bashës, sepse ai vetë nuk ishte mrekulluar ndonjëherë. Duma tha se Basha nuk ka nevojë të thotë asgjë, pasi ai është ‘acting’ gjithmonë, në veprim.

Pjesë nga biseda :

Grida Duma: Sulmet minimaliste të karakterit personal duhet të zhduken, duhet të kemi të nivelit programor

Denis Dyrnjaja: Fatbardh Kadilli ka një program që mua realish më pëlqen, më impresionon, nuk shoh sulme personale tek ai, të them të drejtën, komenti im nëse ma lejon

Grida Duma: Unë program nuk kam dëgjuar

Denis Dyrnjaja: Unë disa teza i kam dëgjuar dhe pëlqyer, me ëndje…dhe Basha për tetë vjet s’na ka thënë ndonjë gjë që të na mrekullojë të themi të drejtën. Të ka ngelur gjë në mendje ty nga Basha përshembull..?

Grida Duma: Basha nuk ka nevojë të thotë asgjë, ai është ‘acting’, është gjithmonë në veprim

Denis Dyrnjaja: Thjesht u gjend aty dhe…

Grida Duma: Ka bërë hapje të partisë, në vitin 2017

Denis Dyrnjaja: Janë larguar më shumë se sa kanë ardhur

Grida Duma: Në politikë do ketë gjithmonë largime…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...