“Nuk blejmë dot as atletet”, Silvana Bushati e zhgënjyer me punën si …

Tre vajza, të ftuara në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, folën për një pasion të përbashkët, sportin e volejbollit.

Secila prej tyre është e lidhur fort me këtë sport dhe ka një marrëdhënie prej vitesh duke e konsideruar si një dashuri të tyren.

Por, volejbollistja Silvana Bushati, pyetjes nëse ka perspektivë për ata që duan të bëhen sportistë, iu përgjigj me “jo” duke thënë se sporti në përgjithësi nuk është në ditët e tij më të mira.

Rudina Magjistari: Në Shqipëri a shihni perspektivë për një sportist? Apo mundësia e vetme që ka është ikja jashtë?

Silvana Bushati: Unë nuk do t’ia jepja vajzës time volejbollin. Me dëshirën time jo. Ajo e do shumë volejbollin se më sheh kur luaj, por jo.

Rudina Magjistari: Pse?

Silvana Bushati: Për mua është humbje kohe.

Rudina Magjistari: Pse? Pse jo?

Silvana Bushati: Nuk ka asnjë të ardhme, asgjë. Nëse do t’i përkushtohemi 100% volejbollit nuk do të ketë mundësi të bëjë diçka tjetër për veten, por edhe të ardhurat. Të luash për 250 mijë Lekë në muaj nuk ia vlen.

Rudina Magjistari: Pra, duhet të bësh diçka tjetër paralel?

Silvana Bushati: Të jem e sinqertë, flas sepse e dua sportin me gjithë shpirt, por me një rrogë të tillë sa nuk kanë mundësi të blejnë as atletet, më vjen keq që të luajë. Ka shumë nevojë për mbështetje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...