Çfare po ndodh keshtu në trup krijohet magnet pas vaksinimit, Ministria e Shëndetësisë sqaron ankesat e qytetarëve

Qytetarët nga Kosova kanë filluar të shprehin një shqetësim aspak të zakonshëm pas marrjes së vaksinës për Covid-19. Ata po thonë se në trupin e tyre po krijohet magnet, saqë edhe monedhat po u ngjiten në trup. Për këtë shqetësim ka folur Ministria e Shëndetësisë.

Situata pandemike në Kosovë ka arritur të sjellë shqetësime tek kosovarët se a do të arrijnë të vaksionohen në kohë e me vaksinat e duhura anti-Covid19, ndërkohë, në nivel vendi, siç njofton edhe Ministria e Shëndetësisë, kanë arritur 57 mijë 615 qytetarë të Kosovës të marrin vaksinën AstraZeneca.

Por, pas injektimit, në rrjetet sociale dhe platforma të ndryshme po qarkullojnë video e fotografi të realizuara nga vetë qytetarët, duke dokumentuar një shqetësim të tyre, atë të pas marrjes së vaksinës.

Përmes këtyre dëshmive që qarkullojnë gjithandej, ata tentojnë të tregojnë se pas vaksinimit në krahun e tyre po krijohet një lloj magnetizmi e që po arrin të tërheq copëza hekuri.

Ata besojnë se një gjë e tillë po ndodh ngase si duket në trupin e tyre është futur një lëngë apo mikro-cip që shkakton një tërheqje të tillë. Një nga qytetarët e shqetësuar është edhe B.R, e cila pohon se pas marrjes së vaksinës ka provuar “trendi” e magnetizmit, të cilës i rezultoi ashtu si të tjerëve.

“Pas marrjes së vaksinës e provova edhe unë se a po ngjiten monedhat në krahun ku u vaksionova dhe doli se po, monedha u ngjit në krahun e vaksionuar, ndërsa në krahun tjetër ku pritet me marr vaksinën e dytë nuk po kapet”, ka treguar ajo.

Në lidhje me këtë dukuri, FaktePlus ka arritur të kontaktojë me Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që të kemi një sqarim se pse është duke ndodhur kjo dhe se sa e dëmshme mund të jetë për shëndetin e çdo të vaksinuari. Mirëpo, një shqetësim të tillë, ata e konsiderojnë si konspiracion të radhës.

“Dëshmojnë se bëhet fjalë për konspiracione të radhës”,-thuhet në përgjigjen e MSH për FaktePlus.

Zi në familjen e Getoar Selimit, reperi humb personin e afërt

Sot është një ditë e trishtë për familjen e reperit Getoar Selimi.   Halla e reperit është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhur e ka bërë...

Nipi i Isa Boletinit: Ju tregoj cilat ishin amanetet e gjyshit tim për Shqipërinë

Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini ka rrëfyer në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, amanetet e heroit tonë, i cili luftoi...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Aktori i njohur shqiptar rikthehet pas 10 vitesh në Shqipëri dhe …

Aktori Elvis Pupa më shumë se 10 vite është...

A jeni bere gati per bakllavane? Ja si ta pergatisni qe t’ju tretet ne goje. Video

Ingredientët: 60 peta për bakllava 1 filxhan stika të grira imët ½...

Nipi i Isa Boletinit: Ju tregoj cilat ishin amanetet e gjyshit tim për Shqipërinë

Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini ka rrëfyer në...

Behuni gati.Keto qytete do të mbulohen nga bora ditën e dielë

Fundjava parashikohet që të sjellë ulje drastike të temperaturave...