Ligji ri/Pas 1 korrikut tarifa e siguracionit të makinës në bazë të historikut të dëmeve, shoferët e ‘çmendur’ paguajnë më shumë, ndëshkimi për të pasiguruarit

Sipas Drejtorit te Albsig Dega 2 Shkodër Ardian Dodani, me ndryshimet ligjore qe do hyjnë ne fuqi me date 1 korrik do te ketë dy risi. Paketa ligjore e cila do jete e ngjashme me atë te legjislacionit europian. Këto ligje sipas Dodanit janë lehtësim i procedurave edhe për policinë rrugore. Dodani shprehet se pas datës 1 korrik çdo kompani sigurimesh është e detyruar te njoftoje klientët ne lidhje me këto ndryshime ligjore.

Gjithashtu Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nxjerrë për konsultim publik tre modelet e policave të reja të sigurimit të detyrueshëm, në zbatim të ligjit të ri.

Bëhet fjalë për policën e sigurimit TPL, policën e pasagjerëve në transportin publik dhe policën e sigurimit kufitar. Modelet e reja të policave, që pasi t’i nënshtrohen konsultimit publik, pritet të miratohen nga Bordi i Autoritetit, reflektojnë disa nga ndryshimet kryesore të Ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

 

Në kushtet e përgjithshme, në faqen e pasme të policës së sigurimit TPL, përfshihet detyrimi ligjor i shoqërive të sigurimit për të shpërndarë formularin “Raportit Evropian i Aksidenteve”, së bashku me policën e sigurimit.

Ky formular do të përdoret në rastet e dëmeve me vlerë deri në 30 mijë lekë, nëse drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident bien dakord për përgjegjësinë dhe nënshkruajnë formularin, pa lindur nevoja që polica rrugore të vijë në vendngjarje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...