BIEN SËRISH SHIFRAT E COVID-19, MSH: 42 RASTE TË REJA DHE 3 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT

Shifrat e koronavirusit në vendin tonë kanë shënuar sërish rënie në këto 24 orë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se janë regjistruar 42 raste pozitive, ndërsa kanë humbur jetën 3 të infektuar.

Sipas MSH, “Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2707 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 42 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 4 raste në Devoll, Pogradec, 3 raste në Korccë, Lushnje, 2 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Fier, Elbasan, Kukës, Kavajë, Mirditë, Berat, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1011 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 120,072 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qyetetarë: 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 65-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (12 Maj 2021)
Raste të reja ditore 42
Të shëruar në 24 orë 1,011
Të shtruar në spitale 88
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,707

Testime totale 665,935
Raste pozitive 131,845
Raste të shëruara 120,072
Raste Aktive 9,350
Humbje jete 2,423

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7685
Shkodër278
Fier 224
Korçë 216
Gjirokastër 212
Durrës146
Vlorë 160
Elbasan 126
Lezhë 101
Berat 87
Dibër 63
Kukës 52

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...