Horoskopi, 06 maj 2021

Dashi
Të reja të rëndësishme mund të trokasin në portën tuaj, lajme dhe të reja të papritura duhet të merren në konsideratë dhe kjo do të kërkojë plotësisht vëmendjen tuaj.

Demi
Do t’ju pëlqente të arrinit më shumë, do t’ju pëlqente të shihnit rezultate më të qarta, të kishit më shumë mbështetje për impenjimin tuaj, këto janë çka ju prisni, por mund të mbeteni të zhgënjyer.

Binjakët
Falë Hënës së favorshme vazhdon momenti juaj me fat, gjithmonë e më shumë kontakte, gjithmonë e më shumë klientë dhe gjithmonë rastet për t’u ngjitur sa më lartë.

Gaforrja
Të zhytur në ëndrrat tuaja, do të tentoni të injoroni impenjimet në punë dhe takimet e ditës deri sa dikush pa e zgjatur shumë nuk do t’iu a propozojë më. Ndërsa Hëna ju jep romanticizëm.

Luani
Një sukses në profesion do t’ju kushtojë kohë dhe lodhje, por në fund do të jeni shumë të kënaqur me veten dhe pozicionet që keni arritur. Mbrëmja parashikohet e këndshme.

Virgjëresha
Mos u çorientoni nga një e papritur, kërkojini ndihmë miqve tuaj, ndryshoni pak mënyrën e veprimit dhe gjithçka do të rregullohet. Mundohuni të kuptoni problemet që keni me partnerin.

Peshorja
Ndjeni brenda jush një ndjesi apo dëshirë për të bërë diçka të pazakontë dhe të guximshme, madje krejtësisht jashtë interesave tuaja dhë mënyrës tuaj të të vepruarit.

Akrepi
Dikush dyshon për sinqeritetin tuaj dhe kjo atomosferë dyshimi ju sjell një shqetësim të madh, do të bënit mirë të sqaronit çdo dyshim dhe çdo keqkuptim. Ana financiare e shkëlqyer.

Shigjetari
Një taktikë që mund të ecë është ajo e të qënit indifferent ndaj të papriturave dhe provokimeve. Mundohuni të jeni më largpamës dhe më elastikë dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Bricjapi
Efikasiteti juaj është shumë i dukshëm dhe të gjithë do të kenë avantazhe si nga ana profesionale, ashtu edhe nga ana afektive. Mundohuni të mos ndërmerrni shumë gjëra njëherësh.

Ujori
Me Hënën që ju mbeshtet fati do të jetë nga ana juaj. Do të vendosni aleanca shumë të veçanta dhe do të çoni deri në fund një punë me rezultate më të mira seç e kishit parashikuar.

Peshqit
Mos e humbni qetësinë dhe durimin para disa gjërave të vogla që ju dalin kundër, me një mbështetje praktike dhe ca këshilla efikase gjithçka do të vendoset në vendin e duhur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...