Humbën zgjedhjet, Nard Ndoka: Koalicioni me Bashën ishte një dështim, ja pse

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, i ftuar në ‘Top Talk’, tha se koalicioni me Bashën ishte dështim.

“Unë jam përpjekur në mënyrë maksimale të bëj fushatë për opozitën. Por, ka pasur dhe një problem. Koalicioni nuk ka qenë funksional. Basha u foksusua më tepër te kompania që e këshillonte se sa të takohej te aleatët”. – tha ai.

I pyetur nëse “fajëson më shumë veten apo Bashën”, ai përgjigjet:

“Faji fillon nga vetja. Fajësoj veten që besova verbërisht te Basha. Shifrat dhe kompania që kishte Basha rreth vetes e kaloi lidershipin. Ajo kompani që e këshillonte, nuk e di realitetin shqiptar, atë e dimë ne. Sondazhet e nxirrnin mbi 78 mandate. Ne kishim realitet tjetër, që Basha po ecte në fushë të gabuar”. – tha Ndoka.

Ndoka flet dhe për PDK-së, që ka bashkëpunuar me të dyja partinë kryesore. “Rama me mua ka qenë më transparent, Basha ishte një dështim në karrierën time”, – tha Ndoka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...