A duhet të vendosen masa për sezonin turistik? Flet epidemiologu Ilir Alimehmeti

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se me ardhjen e sezonit turistik është i nevojshëm respektimi i masave kundër virusit. I ftuar këtë të premte në “Abc-ja e mëngjesit”, epidemiologu theksoi se nuk janë të nevojshme kufizimet shtesë me shtetet e tjera vetëm në rastet kur kemi të bëjmë me një rritje eksponenciale të rasteve.

“Thjesht të respektojmë masat tona, turizmi veror do të thotë ambiente të hapura. Në nuk jemi në marsin e 2020-ës. Tani dimë më shumë, masat i dimë të gjithë, çdo shtet e di si të ruhesh dhe ta evitosh përhapjen, nuk bën sens me përjashtim nëse shtetet kanë rritje eksponenciale të rasteve por në përgjithësi mjafton ruajtja e masave, pra janë të gjitha elemente në favor.

Verën e kaluar ishim të hapur dhe kufirin me Kosovën. Ndërkohë Kosova ishte në majën e valës së saj dhe nuk u përkthye në asgjë në Shqipëri.”, tha epidemiologu. Ai komentoi gjithashtu dhe situatën e rëndë me të cilën po përballet India për shkak të virusit. Sipas tij, kushtet e ulëta higjieno-sanitare kanë ndikuar në valën e tme rrshme sesa vetë agresiviteti i variantit indian.

“Është një popullsi e madhe, kemi problemin e dytë pasi e ke të pamundur distancimin fizikisht në shumicën e zonave. Dhe një virus respirator patjetër që ky numër i madh njerëzish që janë në kontakt me njëri-tjetrin dhe nuk i kanë mundësitë e higjienës.”, theksoi ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...