“Të lutem më jep një zgjidhje” Olta Gixhari i dërgon mesazh publik Erion Veliajt: Kam një bebe në shtëpi…

1771

Aktorja e njohur Olta Gixhari ka një problem që mesa duket e shqetëson përditë.

- PUBLICITET -

Bëhet fjalë për parkimin e makinës.

Nisur nga kjo situatë, ajo i ka dërguar një mesazh publik kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Gixhari shkruan e shqetësuar se është gjobitur pasi ka parkuar makinën poshtë shtëpisë së saj.

Biondja e ekranit kërkon një zgjidhje nga Veliaj se ku mund të parkojë tjetër.

“Kam një muaj që parkoj këtu dhe sot mora gjobë! Të lutem më jep një zgjidhje se unë nuk mund të kaloj jetën duke u gjobitur poshtë shtëpisë çdo ditë ose duke paguar çdo orë. Ku të parkoj se kam një bebe që më pret në shtëpi? Vështirësi e madhe të shkosh në shtëpi”, ka theksuar ajo.

 

- PUBLICITET -