Mbeti pa asgjë/ La postin e kryebashkiakut për tu bërë deputet, kush është kandidati i PS që i shkoi mundi kot

I treti në listën e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste në Dibër, ishte dhe kryebashkiaku i këtij qyteti Dionis Imeraj.

Atij iu kërkua nga kryeministri Edi Rama që të hiqte dorë nga posti dhe të kandidonte në zonë rreziku në zgjedhjet e 25 prillit.

Por mesa duket kjo strategji nuk rezultoi efikase për ish-numrin një të Dibrës.

Ai nuk arriti të zgjidhej deputet, dhe tanimë nuk është më as kryetar Bashkie.

Ndryshe nga Dritan Leli në Vlorë që e refuzoi kërkesën e kreut të partisë, Dionis Imeraj pranoi duke lënë bashkinë për të ndihmuar partinë.

Nga rezultatet e numërimit për partitë, Dibrën e fitoi PD duke marrë 3 deputetë, ndërsa PS vetëm 2, që janë Lavdrim Krrashi dhe Aurora Mara, e cila siguroi edhe një rekord në vete votash personale 9367.

Dionis Imeraj, që ishte i treti në listë mbeti jashtë. Mundësia e fundit ishte që ish-kryetari i bashkisë të merrte 10 mijë vota, por nuk ia arriti duke marrë vetëm 5154, ç’ka do të thotë se nuk e theu herësin duke i humbur të dyja, bashkinë dhe parlamentin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...