Kryemadhi i kërkoi falje, Meta zbulon datën kur do të rikthehet në LSI, heq dorë nga Presidenti?

Përmes një statusi të shkuar nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, presidenti Meta jep sinjalin e qartë se nuk do të japë dorëheqjen nga posti tij, ndërsa shton se në 24 Korrikun e vitit të ardhshëm do të rikthehet në LSI për të marrë kartën e anëtarësisë.

Teksa i përgjigjet kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila i kërkoi falje presidentit për lënien e mandateve dhe mos marrjen pjesë në zgjedhjet lokale, Meta shprehet se LSI dhe mbështetësit e saj janë njerëz të sakrificës, dhe në këto zgjedhje janë përballur me të gjithë.

Meta shpreh keqardhjen për tjetërsimin masiv të votave dhe shton se nuk u morrën masat për parandalimin e krimit zgjedhor.

Tedi Blushi:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta falenderon Kryetaren e LSI, znj.Monika Kryemadhi për reflektimin e saj lidhur me lënien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, që e mbifuqizuan pushtetin e Kryeministrit dhe i lehtësuan bërjen e shumë ligjeve korruptive me porosi dhe në interes vetëm të oligarkëve dhe blerjes së zgjedhjeve.

Presidenti Meta vlerëson fushatën e ndershme dhe model të LSI dhe sidomos rreth 110 mijë qytetarët, të cilët i rezistuan presionit të ma fies, bandave, diskr iminimit mediatik, survejimit dhe presioneve policore.

Presidenti Meta shpreh keqardhjen për tjetërsimin masiv të votave, por kjo ishte e pritshme, për më tepër, që nuk u morrën masat e duhura për parandalimin e këtij kr imi të rëndë zgjedhor.

Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...