A do rriten rastet me Covid pas zgjedhjeve? Alimehmeti tregon çfarë pritet të ndodhë nga fundi i majit

Procesi zgjedhor dhe vëmendja që i është kushtuar atij, duket se ka zbehur vëmendjen nga pandemia. Edhe pse Instituti i Shëndetit Publik miratoi një protokoll anti-Covid për gjithë procesin, si gjatë ditës së votimit, por edhe gjatë procesit të numërimit, duket se ai ka qenë i pamundur për tu zbatuar.

Nga pamjet gjatë raportimeve të gazetarëve në terren u vu re qartë se protokolli jo vetëm që u shkel, por edhe masa më e thjeshtë që na shoqëron prej muajsh tashmë, që është vendosja e maskës, po thuajse në një pjesë të madhe të komisioneve të numërimit, apo edhe në ambientet e mbyllura teksa vëzhguesit monitoronin procesin, mungonte.

Ditën e hënë janë raportuar për herë të parë, pas shumë muajsh, vetëm 69 raste të reja infektimi dhe vetëm 1 humbje jete. Por, si pritet të jetë situata në vend pas zgjedhjeve?

I ftuar në “Wake Up”, epidemiologu klinik, Ilir Alimehmeti tha se pasojat e mosrespektimit të masave anti-Covid do të ndihen në javën e 3-4 të majit.

“Ka një rënie reale ta rasteve dhe kjo reflektohet edhe në shtrimet në spitale. Është një pritje që të ketë një farë efekti nga zgjedhjet. Mirëpo, duhet të marrim parasysh që edhe terrenin nuk e kemi shumë të qartë.

Një pjesë e madhe e popullatës e kanë kaluar. Por, zona rurale mund të kenë një risk më të lartë duhet të presin fundin e majit për ta kuptuar vërtetë. Java e 3-4 e majit do na tregojë më qartë këtë gjë”, tha Alimehmeti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...