CELIBASHI: BRENDA 48 ORËVE DO TË DIMË SE KUSH ËSHTË FITUESI I KËTYRE ZGJEDHJEVE

Kryekomsioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat tha se brenda 48 orëve do të kemi rezultatin e fituesve të këtyre zgjedhjeve për subjektet politike dhe koalicionet.

‘KQZ ka marrë të gjitha masat që ky proces të përfundojë brenda 48 orësh për partitë politike dhe koalicionet dhe pasaj për kandidatët. Gjithë procesi i nxjerrjes së rezultatit do të jetë i vëzhguar i monitoruar nga komisioni qendror i zgjedhjeve dhe nga ndërkombëtarët edhe nga pikëpamja teknike do të jetë i vëzhguar. Të gjitha shifrat që do të dalin do tu jepen subjekteve.

Kodi Zgjedhor i jep të drejtën KQZ të bëjë verifikim të përmbatjes së kutive të votimit, edhe pas numrit. Të gjithë ata që do të jenë përgjegjësi për mospërputhjen do të kenë saksion penale. Këtë moment duhet ta përcjellim me qetësi. Duhet pak durim dhe brenda 48 orëve do të dimë se kush është fituesi i këtyre zgjedhjeve. Do të fillojmë menjëherë me procesin e numërimit.’- tha Celibashi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...

“The Albanian Key”, debat për një ide-koncept, realizuar në kryevepër për Shkodrën e artit

Albert Vataj, kurator i veprës Tashmë kur gjithçka ka përfunduar...

Atraksionet e reja në Theth: Një verë plot adrenalinë dhe peizazhe magjike

Ky vit sjell një atraksion të ri dhe të...