Gazetari jep goditjen e rëndë pas ngjarjes në Elbasan dhe e thotë troç në emision: “Të gjithë e dinë se kujt i përket makina pa targa”

Gjatë emisionit të ditës së sotme “Breaking” në Top News, ka qenë i ftuar gazetari Basir Çollaku i cili ka diskutuar mbi ngjarjen e rëndë të Elbasanit ku mbeti i pajete Pjerin Xhuvani dhe u plagosen 4 persona të tjerë.

Ai ka kërkuar live në emision që autoritet përkatëse, pra, policia të tregojnë më tepër profesionalizëm në hetimin e kësaj çështjeje. Gazetari tha se Prokuroria duhet patjetër që të kryejë më së miri detyrën e saj.

Nga ana tjetër Çollaku dha goditjen e fortë duke lënë të nënkuptohet se të gjithë njerëzit në Elbasan e dinë se kujt i përket automjeti pa targa. Nga ana tjetër ai nuk habitet nga këto ngjarje.

Menduam se makinat e blinduara ishin të bllokuar nga policia, por jo. Policia nuk e thotë se kujt i takon makina pa targa. Nuk mund ta pranoj se kemi punonjës të paaftë policie, por drejtues të paaftë”, theksoi Çollaku.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...