Monika Lubonja flet për gjendjen e Guljelm Radosë të infektuar me Covid-19: Aktorët janë të varfër…

294

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë e ftuar në studio aktorja e njohur Monika Lubonja për të folur për gjendjen e aktorit Guljeljm Radoja, i cili është shtruar në spital nga Covid-19. Këto dy ditët e fundit miqtë e tij i kanë bërë apel shetit që aktorit t’i jeptet mjekimi i duhur për të fituar betejën me Covid-19.

- PUBLICITET -

Monika Lubonja shprehte se aktorët janë të varfër, nuk kanë pasuri dhe mund ta kenë të vështirë përballimin e këtij virusi edhe nga gjendja ekonomike dhe i bën apel shtetit, mjekve dhe kujdo që ta ndihmojnë Guljelmin të dalë nga gjendja e tij e rëndë.

Rudina Magjistari: Çfarë mund të themi për lajmet më të fundit përsa i përket gjendjes së tij shëndetësore?

Monika Lubonja: Këta aktorë kanë ngelur të varfër dhe mendoj që kemi kaq pak aktorë, na kanë ngelur aq pak kolosë të atyre viteve sa mendoj që duhet t’i bëjmë një thirrje shtetit që të nxjerrë ca paketa për këta aktorë, sepse po t’i numërojmë me gishtat e dorës, nuk bëhen dot as 10. Le të krijohet një paketë për ta. Mesa di unë ai nuk ka asnjë pension të veçantë, janë disa gjëra që neve nuk duhet të na humbasin në vëmendje. Jo vetëm ne artistëve, por edhe duke ngritur këtu zërin me juve. Duhet patjetër Ministria e Kulturës, duhet të jenë drejtorët ata që t’i çojnë dhe t’i ngrejnë sa më shumë këta pak aktorë, thesarë që kemi.

Rudina Magjistari: Dua të di pak më tepër për situatën, vazhdon ende të jetë i shtruar në spital?

Monika Lubonja: Vazhdon të jetë ende i shtruar në spital sa mora vesh, më thotë edhe Mimoza një aktore e Durrësit që i kanë vajtur disa mjekë në spitalin e Durrësit, nuk ka pranuar, do të rrijë të kurohet pranë mjekëve të spitalit të Durrësit, nuk dëshiron të lëvizë në Tiranë. Gjendja është kthyer në një normalitet, dje kanë provuar t’i heqni intubimin dhe thonë që deri tani trupi ka reaguar mirë. Ky është lajmi i fundit deri më sot, në këto momente. Shpresa e tyre thonë që ne Guljelmin dum ta shohim me atë biçikletën që udhëtonte. /tvklan.al

- PUBLICITET -