Korça dhe Shkodra, çfarë i lidh këto dy qytete përveç kulturës?

Korça dhe Shkodra gjithmonë janë mbajtur si qytetet më me kulturë në vendin tonë. Ato janë dy qytete të mëdha, ndër më të zhvilluarit dhe më të vizituarit sidomos në stinën e dimrit.

 

Por këto nuk janë të veçantat e vetme që i lidh këto dy qytete. Sipas shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, në një intervistë të tijën në vitin 2006 “gjithmonë Korça dhe Shkodra kanë bërë krushqira, ilakara, siç e quajmë me këtë fjalë të vjetër turke. Në përgjithësi, si popull kemi patur shumë afri, qoftë nga kultura e përgjithshme, qoftë si dy qytetet më të kulturuara të vendit si dhe më të mëdhatë në tërësi, pas Tiranës, që ndonjëherë ia kalonin edhe asaj.”

“Shkodra dhe Korça, dy qytetet që gjithmonë kanë patur lidhje shpirtërore mes tyre, që jepnin e merrnin nuse, apo që bënin dashuri, si qytetarë në lëvizje të përhershme, që për pasojë transmetonin të tilla lidhje mes njëri-tjetrit. Dhe pastaj lidheshin edhe me anë të tjera: Në Korçë botoheshin shumë revista, them para viteve ’40, por edhe në Shkodër, gjithashtu. Grupet e shkrimtarëve në këto dy qytete të mëdha të kulturës ndaheshin sipas anëve të progresit. Në Shkodër kishte shkrimtarë të shquar që mendonin për një botë të re, po edhe në Korçë kishte një revistë me emrin “Bota e re”. Gjithë këto kanë ndikuar edhe në krushqitë, që të merrnin rrugë të pandalshme, apo në dashuritë, sepse ishim njerëz që udhëtonim, pra gjallonim e jo njerëz të mbyllur”, ka treguar shkrimtari.

Ai tregonte edhe për lidhjen e vet me bashkëshorten:

 

“Dashuria natyrisht nuk njeh kufizime, që të thuash në Shkodër, apo vetëm në Korçë do të bëheshin të tilla lidhje, sepse dashuria do të lindë edhe në një vend tjetër. Takon njeriun, njihesh! Kështu më ngjau mua me Sadijen. Më pëlqeu Sadija dhe unë i thashë: do të marr për grua. Kështu ne krijuam familje. Nga ana tjetër, këto lidhje ndihmonin të shtoheshin lidhjet mes ne, shqiptarëve. Lidhje Jugë-Veri, lidhje mes Veriut me Shqipërinë e Mesme etj. Shqipëria është një komb, një kulturë, ka të njëjtat zakone kudo, ka të njëjtën botë shpirtërore, një konstitucion shpirtëror. Këto e ndihmojnë shqiptarin që të mos jetë, thjesht, provincial, por të shkojë më larg, të bashkohet me të tjerët”.

FOTO TERENC PEPA

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...