Ka mbaruar shkollën e lartë e më pas gjimnazin, ja kush është kandidatja për deputete e LSI-së

Në qarkun e Gjirokastrës janë vetëm 6 kandidatë për LSI. Në analizën e listës nga Top Story tërhoq vëmendjen është kandidatja me numrin dy në listë, Myrvete Asqeri. Kjo kandidate është 39 vjeç dhe ka lindur në Gjirokastër.

Sipas CV të plotësuar nga vetë ajo rezulton se një herë ka mbaruar shkollën e lartë e më pas ka mbaruar gjimnazin.

Nga viti 2000 deri në 2004, në cv tregon se ka marrë diplomën në kontabilitet financë në Universitetin e Gjirokastrës. Ndërkohë nga viti 2009 deri në 2012 në cv shkruhet se ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithëshme “Asim Zeneli” po në Gjirokastër.

Nuk dimë nëse jemi para një falsifikimi apo lapsusi, për mënyrën si është arsimuar. Por referuar atyre që vetë kjo kandidate ka shkruar, rezulton se ajo ka marrë në fillim diplomën e shkollës së lartë e më pas ka kryer shkollën e mesme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...