“Bëhu e dashura ime të jesh drejtoreshë”, reagon FRD pas denoncimit të Stop: Distancohemi nga akte të tilla

Fryma e Re Demokratike ka reaguar pas skandalit të zyrtarit të saj që u denoncua një ditë më parë nga emisioni Stop në Tv Klan. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, FRD distancohet nga akti i nënkryetarit të FRD-së për Tiranën, Ilir Hodaj.

Sipas FRD, personi në fjalë nuk është pjesë e strukturave të partisë por është vetëofruar si vullnetar gjatë fushatës. Madje, Fryma e Re Demokratike thotë se Ilir Hodaj kujdeset vetëm për gjeneratorin pasi në zyrat e partisë nuk ka energji elektrike.

“Fryma e Re Demokratike distancohet kategorikisht dhe prerazi nga çdo person, që tenton të njollosë FRD dhe fushatën e saj, e cila gjatë gjithë jetës së saj politike nuk ka lidhje dhe sjellje me akte të kësaj natyre. Personi që paraqitet në emisionin “Stop”, nuk ka lidhje me asnjë strukturë të Frymës së Re Demokratike. Duke falenderuar emisionin “Stop” bëj me dije se, ky person është vetëofruar si vullnetar pranë zyrave të FRD-së në kohën e fushatës, dhe aktualisht kujdeset vetëm për gjeneratorin, meqënëse nuk kemi drita. Njerëz të tillë, mund të jenë infiltruar për të prodhuar skema skandalesh që, në rastin konkret, nuk kanë asnjë kontribut dhe përfshirje të mëparshme në strukturat e partisë, Fryma e Re Demokratike. FRD është e hapur për të gjithë mediat dhe opinion publik që të verifkojnë listat e antarësisë, dhe aq më tepër të strukturave të FRD-së, të degës Tiranë. Fryma e Re Demokratike është e hapur për çdo hetim të strukturave ligjzbatuese. Fryma e Re Demokratike do të vazhdojë me dinjitet fushatën, pa asnjë kompromis me votën e lirë, në koalicionin Aleanca për Ndryshim, dhe askush nuk mund të cënojë apo të përbaltë këtë betejë të ndershme me elektoratin në mbarë vendin”, thuhet në reagimin e FRD.

Ilir Hodaj, nënkryetari i FRD për Tiranën, u filmua nga kamerat e fshehta të emisionit Stop duke premtuar vende pune në këmbim të votave, madje kërkonte dhe favore seksuale. /tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...